25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Reperi Sean “Diddy” Combs akuzohet për dhunë ndaj ish-partneres, Cassie dalin pamjet nga hoteli

Një video e cila daton që nga 5 marsi i vitit 2016 tregon reperin e njohur Sean “Diddy” Combs duke dhunuar barbarisht ish-partneren, Cassie Ventura. Video e publikuar nga CNN, përputhet me pretendimet në padinë e ngritur nga Ventura në nëntor të 2023. Sipas ankesës së Venturës, ngjarja ka ndodhur në hotelin InterContinental në Century City, Los Angeles.

Në video, shihet se Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit, ndërkohë që Combs, vrapon pas saj. Reperi e kap nga qafa, e hedh në dysheme, e godet me shkelm dhe më pas e tërheq zvarrë drejt dhomës. Disa sekonda më vonë, tepër i nervozuar ai ulet në një karrige, merr një send nga tavolina dhe e hedh me forcë drejt Venturës. Ventura, e cila arriti një marrëveshje të pazbuluar me Combs, nuk ka reaguar rreth kësaj video.

Rikujtojmë se reperi para disa kohësh është akuzuar për trafik seksual, sulm seksual, përfshirë përdhunim dhe dhunë në familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...