Mëngjesi i së shtunës sjell mot me vranësira të shpeshta, të cilat më të dukshme do jenë në skajin verior ku pritet dhe ndonjë shi i izoluar.
Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori shqiptar duke bërë që pjesa tjetër e ditës të mbetet në mbizotërimin e motit të kthjellët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 08°C në 18°C, në zonat e ulëta nga 15ºC në 27°C dhe në zonat bregdetare nga 17°C në 28°C.
Era do të jetë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.