23.9 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se nga nesër Shqipëria del nga zona e rrezikut

Ambasada Gjermane në Tiranë, në një njoftim në rrjetin social “Facebook” thotë se nisur nga situata epidemiologjike, prej ditës së nesërme, më 9 maj Shqipëria nuk kategozirohet si zonë risku.

Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tej të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm!

Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani të pamundura.

Ndërkohë për udhëtarët nga Shqipëria ky vendim sjell lehtësira sa u përket formaliteteve të udhëtimit dhe duke nisur nga data 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.

Ndërsa për udhëtarët të cilët hyjnë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

Njoftimi:

E rëndësishme: Ndryshim në vlerësimin e riskut prej Institutit Robert Koch për Shqipërinë

Nisur nga situata epidemiologjike pozitive Shqipëria që prej ditës së nesërme, 9 maj, nuk kategorizohet më si zonë rreziku për Covid-19. Instituti Robert Koch e ka pasqyruar këtë në faqen e tij të internetit (https://www.rki.de/…/Neuartiges…/Risikogebiete_neu.html).

E rëndësishme: Ky zhvillim nuk ndryshon asgjë në kufizimet e hyrjes. Sipas një rekomandimi të BE-së nga shtetasit rezidentë në Shqipëri do të lejohen edhe më tëj të udhëtojnë drejt Gjermanisë apo Bashkimit Evropian vetëm ata që ushtrojnë një funksion të rëndësishëm apo udhëtimi i të cilëve është domosdoshmërisht i nevojshëm! Udhëtime për qëllime thjesht turistike nga Shqipëria drejt Gjermanisë do të jenë fillimisht, sikundër deri më tani, të pamundura. Informacione të mëtejshme gjeni në faqen e internetit: https://www.bmi.bund.de/…/coronav…/coronavirus-faqs.html

Për udhëtarët nga Shqipëria ky zhvillim sjell lehtësira vetëm përsa u përket formaliteteve të udhëtimit – duke nisur e shumta prej datës 19 maj nuk janë më të nevojshme regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës. Por për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- ose antigjenesh, jo me herët se 48 orë përpara nisjes).

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...