24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

FSK e Kosovës shtohet me sistemin Antitank ‘Javelin’ nga SHBA: Faza e parë e përfundon

“Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se pagesa e parë për 246 raketat antitank “Javelin” nga SHBA-ja është kryer, duke i bërë ato pjesë të inventarit të FSK-së.

“Ne jemi në proces të blerjes dhe prokurimit të këtij sistemi. Tashmë kemi kryer pagesën e parë për këto raketat, duke filluar kështu procesin e integritetit të tyre në inventarin tonë. Pra, ky është një hap i rëndësishëm për të bërë “Javelin” një pjesë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,” – deklaroi ministri Maqedonci për median kosovare.

Në datën 11 janar, Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e mundshme për Kosovën të 246 raketave “Javelin” në vlerë rreth 75 milionë dollarë, ndërsa Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi më vonë në shkurt këtë vendim. Raketa “Javelin” është një sistem antitank i prodhuar për ushtrinë amerikane, duke filluar prodhimin që në vitin 1996 dhe duke përdorur për herë të parë në fushën e betejës në Irak e Afganistan në vitin 2003.

Për publikun e gjerë, ky lloj armatimi u bë i njohur pas agresionit rus në Ukrainë, ku ushtria ukrainase përdori këto raketa për të përballuar automjetet e blinduara të ushtrisë ruse që hynë në territorin e saj. Teknologjia e këtij sistemi raketor lejon drejtimin automatik të raketës drejt objektivit pas lëshimit, duke u mundësuar ushtarëve ripozicionim të shpejtë për të vazhduar sulmin.

Një raketë “Javelin” ka aftësi të arrijë shpejtësi deri në 150 metra në sekondë dhe operon në një distancë prej 65 metrash deri në 4 mijë metra. Çmimi i një rakete “Javelin” llogaritet rreth 180 mijë dollarë. Deri më tani, janë prodhuar rreth 38 mijë raketa të këtij lloji, ku 20-25 mijë prej tyre janë përdorur në luftëra apo aksione të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër është përdorur për testime dhe stërvitje.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...