24.2 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Në “Wembley”,Dortmund dhe Real gati për finalen e Champions League të edicionit 2023-2024

Bota e futbollit mban frymën për aktin final të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube. Borussia Dortmund sfidon Real Madrid në një ndeshje që mund të jetë historike. Për historinë, për vlerat e ekipeve, sfida që fillon në 21:00 në Londër ka një favorit, dhe ai është Real Madrid.

Spanjollët e kanë fituar 14 herë Champions League dhe sot kërkojnë të 15-tën, ndërsa gjermanët kanë triumfuar vetëm një herë. Pavarësisht kësaj, trajneri i Dortmundit, Edin Terzic, ka besim në ekipin e tij dhe sqaron: “Jemi stërvitur mirë, Ancelotti është një model për ne trajnërët e rinj, por ne jemi këtu në finale jo thjesht për të luajtur, por për të fituar.” Sa i përket formacionit, verdhëzinjtë do të zbresin në fushë me skuadrën më të mirë, atë që eliminon PSG-në në gjysmëfinale.

Tek Real Madrid, besohet se kjo mbrëmje do të sjellë Champions League të 15-tën. Trajneri Carlo Ancelotti ka thënë në konferencë se sekreti i Los Blancos është shpirti dhe sjellja në fushë: “Jemi kaq pranë suksesit sa kemi frikë ta arrijmë atë”, shtoi tekniku italian. Në portë do të jetë Kurtua, ndërsa edhe spanjollët do të paraqiten me formacionin më të mirë, të udhëhequr nga Kroos në mesfushë dhe në sulm Vinicius e Rodrygo, të mbështetur nga Bellingham. Në 14 përballjet e kaluara mes Dortmund dhe Real, gjermanët kanë fituar vetëm 3, ndërsa Reali ka triumfuar në 6, ndërsa 5 sfida janë mbyllur në barazim. Drejtësi do të vendosë arbitri slloven Slavko Vincic.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri. Mund të bëni hapa të rëndësishëm në një projekt personal ose profesional. Në dashuri, shmangni reagimet impulsive dhe...

Parashikimi I motit, e Enjte, 18 Qershor 2026

0
Për 18 qershorin, moti në Shqipëri parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë, me temperatura tipike verore. Në pjesën më të madhe të vendit...

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...