7.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arrestohet 18-vjeçari, ndërsa 21-vjeçari shpallet në kërkim për qarkullim me armë zjarri në Bulqizë

Një rast i mbajtjes së armëve pa leje ka goditur qytetin e Bulqizës, ku 18-vjeçari K.S. u arrestua dhe 21-vjeçari E.T. u shpall në kërkim pasi qarkullonin me armë zjarri në automjet.

Të rinjtë refuzuan të bindeshin nga urdhrat e Policisë, por është arritur vetëm arrestimi i pasagjerit 18-vjeçar. Ndërkohë, 21-vjeçari është arratisur duke u shpallur në kërkim.

Si pasojë, u sekuestrua një armë zjarri dhe 130 fishekë. Prokuroria e Dibrës do të merret me hetimet e rastit.

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, një tjetër rast i mbajtjes së armëve pa leje u godit në qytetin e Bulqizës. Dy shtetas qarkullonin me automjet, të armatosur me armë zjarri, ku u kap 18-vjeçari, ndërsa vazhdon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

U sekuestrua 1 armë zjarri dhe 130 copë fishekë. Shërbimet e Policisë, duke u bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën për kapjen e dy shtetasve të armatosur.

Si rezultat, në lagjen “Minatori”, policia ka konstatuar automjetin e dyshuar dhe ka bërë shenjë ndalimi. Megjithatë, drejtuesi i automjetit refuzoi urdhrin për ndalim dhe u largua me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.

Policia vijoi ndjekjen e automjetit të dyshuar dhe arriti të arrestojë njërin prej tyre (pasagjer), shtetasin K.S., 18 vjeç, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi E.T., 21 vjeç, u arratis në këmbë pasi braktisi mjetin. Punohet intensivisht për kapjen e tij.

Gjatë kontrollit në automjet, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe 130 fishekë.

Materialet procedurale janë dorëzuar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...