20.6 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Rritja impresive e Turizmit në Shqipëri në Vitin 2024, ja të ardhurat për janar-mars

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e fundit për të ardhurat që ekonomia jonë ka përfituar nga turistët në muajt e parë të vitit 2024, duke treguar një rritje të konsiderueshme prej 164 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar. Viti 2024 konfirmohet të jetë edhe më optimist përsa i përket turizmit në vend.

Kjo është një shifër shumë inkurajuese, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për periudhën janar-mars, një periudhë që zakonisht nuk ka shumë udhëtime dhe është në fillim të sezonit turistik.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, prurjet e turistëve në tremujorin e parë të këtij viti arritën në 788 milionë euro, nga 624 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë së njëjtës periudhë kanë shpenzuar 521 milionë euro. Kjo sjell një suficit prej 267 milionë euro në ekonominë tonë, krahasuar me nivelin 189 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të ardhurat dhe shpenzimet nga shërbimet e udhëtimit u rritën përkatësisht me rreth 26% dhe 20% në terma vjetorë.

Shqipëria ka pritur 38% më shumë turistë në pesë muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave zyrtare, vetëm në maj kanë ardhur rreth 974 mijë turistë të huaj, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë. Ndërkohë, në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vendi ynë priti 2.4 milionë turistë të huaj.

Këto të dhëna tregojnë se Shqipëria po përjeton një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme të sektorit të turizmit, duke kontribuar ndjeshëm në ekonominë e vendit dhe duke e vendosur atë si një destinacion të preferuar turistik në rajon.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...