Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 2 të Korçës, ku një 59-vjeçar, P. C., është gjetur pa ndjenja në banesën e tij pasi dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh.
Familjarët e tij e kanë transportuar menjëherë në spital, por për fat të keq, burri nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka sqaruar se shtetasi u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.