26.4 C
Tiranë
Sunday, August 23, 2026

Tirana pret takimin e 51-të të Konferencës Rajonale Europiane të INTERPOL-it

Nga nesër, Tirana do të jetë mikpritëse e takimit të 51-të të Konferencës Rajonale Europiane të INTERPOL-it, që do të zgjasë për tre ditë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë INTERPOL përmes një postimi në platformën “X”.

Ky vendim u mor nga komisioni i politikës së jashtme të INTERPOL-it gjatë muajit maj, dhe është hera e parë që Shqipëria pret një konferencë të tillë.

Sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it dhe delegacione nga vende të ndryshme kanë mbërritur tashmë në Tiranë. Organizimi i kësaj ngjarjeje është mbështetur nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë, dhe ministri Taulant Balla ka nisur takimet me delegacionet.

Gjatë konferencës, do të diskutohen çështje të rëndësishme lidhur me krimin, duke përfshirë trafikun e drogërave, krimin e organizuar dhe krimin kibernetik. Shqipëria, së bashku me INTERPOL-in, ka qenë e përfshirë në disa operacione të rëndësishme kundër këtyre formave të krimit, dhe pritet që ky takim të forcojë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në këto fusha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Përdhunimi i 22-vjeçares në Halkidiki, 52-vjeçari shqiptar arrestohet pas 4 vitesh: U identifikua nga...

0
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se është përfshirë në përdhunimin e një 22-vjeçareje në Kasandra të Halkidikisë, në...

Vrasja në Athinë, dalin detaje nga e kaluara e Altin Allmucës: Në 2016 u...

0
Detaje të reja kanë dalë nga e kaluara e Altin Allmucës, 48-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare në Nea Smyrni...

Tragjedia në Manzë, shkon në katër numri i viktimave: Ndërron jetë edhe 16-vjeçari Klevis...

0
Ka shkuar në katër numri i personave që kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë automobilistik i ndodhur disa ditë më parë në rrugën...

“Hëna e përgjakur” më 28 gusht, qielli i fundit të verës sjell një spektakël...

0
Qielli i fundit të verës do të ofrojë një nga fenomenet astronomike më emocionuese të vitit. Në orët e para të mëngjesit të 28...

“U punësua si sanitare dhe na zëvendësoi florinjtë me bizhuteri false”, vala e denoncimeve...

0
Një valë denoncimesh ka mbërritur në redaksinë tonë në lidhje me një grua, e cila dyshohet se ka mashtruar disa familje në Tiranë duke...