33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

Problemi i pronësisë në zonat malore të Shqipërisë: Pengesa për zhvillimin dhe turizmin

Në Shqipëri, shumë banorë në zonat malore të veriut ende nuk kanë marrë çertifikatën e pronësisë për banesat dhe tokat e tyre, edhe pse kanë kaluar më shumë se 30 vjet nga rrëzimi i sistemit komunist. Refuzimi i ligjit për ndarjen e tokës në vitin 1992 dhe mungesa e regjistrimit kanë lënë banorët pa dokumente ligjore për pronat e tyre të trashëguara. Kjo ka penguar zhvillimin e zonave turistike si Thethi dhe Valbona, ku mungesa e titujve të pronësisë ka bërë të vështirë investimet dhe rikonstruksionin e strukturave turistike. Autoritetet, megjithatë, janë në fushatë për të zgjidhur këtë problem duke angazhuar ekspertë dhe duke ofruar premtime për pajisjen e banorëve me tituj të pronësisë për tokat e tyre të trashëguara.

Kryetari i shoqatës “Dukagjini”, Ndue Sanaj, i tha Zërit të Amerikës se këtë shqetësim ua kanë paraqitur autoriteteve para 20 vitesh, por deri tani nuk është bërë asgjë.

“Ne e kemi filluar problematikën e kësaj çështje që në vitin 2008. Fakti është se e gjithë zona e Dukagjinit, ashtu siç kam njohuri unë edhe malet e tjera nuk kanë tapi (certefikatën e pronësisë) për pronat”, thotë ai.

Drejtuesi i shoqatës “Dukagjini”tiro thotë se, përveç zonave të njohura për turizmin malor, edhe në zonat e tjera malore mungesa e çertifikatave të pronësisë po pengon zhvillimin.

“Janë të regjistruara që në vitin 1947, por tapi (certefikatën e pronësisë) nuk ka askush. Thethi ka probleme sepse është vendi që vijojnë turistët, dhe jo pak, por në vendet e tjera në malësi akoma nuk kanë dalur këto probleme, sepse akoma nuk është zhilluar turizmi”, thotë ai.

Nevoja për të investuar në ndërtimin e bujtinave apo rikonstruktimin e kullave ekzistuese i ka përballur banorët me ligjin. Dhjetëra banorë janë ndaluar nga policia dhe proceduar nga prokuroria për ndërtime të jashtëligjshme.

Sipas avokatit Anton Kosteri mungesa e titujve të pronësisë vazhdon t’i penalizojë banorët e zonave malore, përfshirë edhe ata të zonave turistike.


“Në këto zona do të jetë shumë e vështirë për të bërë investime sepse çdo ndërtim, qoftë edhe një tullë që do të vendoset atje, do të konsiderohet se vendoset në një tokë shtet dhe jo në tokën e tyre të trashëguar prej qindra vitesh, kjo për shkak të mos regjistrimit të titujve të pronësisë”, thotë ai.

Por avokati Kosteri thotë se, nëse politika dhe qeveria janë të gatshme për të mbështetur zhvillimin e këtyre zonave të varfëra, atëherë mund të gjenden zgjidhje për paisjen e tyre me çertifikata të pronësisë.

“Në këto kushte unë e çmoj të domosdoshme ndërhyrjen e shtetit duke ngritur grupe pune pranë njësive vendore, duke thirrur edhe persona, banorët më të vjetër, për të përcaktuar së pari kufizimet dhe të drejtën e pronësisë së gjithsecilit , sepse secili banor atje e di se ku e ka pronën e tij. Dhe mendoj që, me ngritjen e këtyre komisioneve me kryetarët e fshatrave, me përfaqësuesit e njësive administrative dhe me ekspertë të fushës, jam i sigurtë se gjendet zgjidhja, por nëse ekziston vullneti politik”.

Muajin e kaluar, Kryeministri Rama, gjatë një vizite në qendrën turistike të Thethit, u premtoi banorëve fshirjen e të gjitha gjobave për ndërtimet e paligjshme të bërë ndër vite në mungesë të çertifikatave të pronësisë si dhe zgjidhjen e problemeve të pronësisë duke i pajisur me titujt e pronësisë për pronat e trashëguara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...

Uragani Lala godet Hawaiin/ Gati 130 mijë klientë mbeten pa energji, raportohet një viktimë

0
Gati 130 mijë klientë në Hawaii kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Lala kaloi pranë Ishullit të Madh, përpara se të dobësohej dhe...

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur e “Heroes” dhe...

0
Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Remember the Titans” dhe serinë...

Apple alarmon përdoruesit në 110 vende/ Paralajmërim për sulme me “spyware” të sofistikuar

0
“Apple” ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende, duke i paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike të lidhura me programe...