33.1 C
Tiranë
Monday, August 17, 2026

E dhimbshme/ Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e njohur e “Heroes” dhe “Nashville”, Hayden Panettiere

Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Remember the Titans” dhe serinë “Scream”, është ndarë nga jeta në moshën 36-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj përmes një deklarate të babait, Alan “Skip” Panettiere.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur. Familja ka kërkuar kohë dhe privatësi në këtë moment të vështirë.

Babai i aktores e kujtoi të bijën me fjalë prekëse, duke e përshkruar si një njeri të jashtëzakonshëm që sillte dashuri dhe gëzim te njerëzit që e njihnin, si dhe te miliona fansa që e ndiqnin në ekran.

Panettiere e nisi karrierën që në fëmijëri dhe fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Claire Bennet në “Heroes”. Më pas, ajo u bë e njohur edhe për rolin e Juliette Barnes në “Nashville”, performancë për të cilën mori dy nominime për Golden Globe.

Aktorja ishte gjithashtu pjesë e filmave “Remember the Titans” dhe serisë “Scream”. Në vitet e fundit, ajo foli publikisht për vështirësitë personale, përfshirë depresionin pas lindjes dhe problemet me varësinë.

Hayden Panettiere ishte nënë e një vajze, Kaya, e lindur në vitin 2014 nga marrëdhënia e saj me ish-kampionin ukrainas të boksit Wladimir Klitschko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në aksin Shëngjin–Lezhë/ Përplasen dy makina, plagosen 4 persona, mes tyre...

0
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shëngjin–Lezhë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë...

Identifikohet shqiptari i dyshuar për vdekjen e 46-vjeçares në Kalabri/ Kush është Elvis Metvelaj

0
Është identifikuar i dashuri shqiptar i Ornella Forastefanos, 46-vjeçares e cila dyshohet se u dhunua rëndë dhe më pas u la në dyert e...

Uragani Lala godet Hawaiin/ Gati 130 mijë klientë mbeten pa energji, raportohet një viktimë

0
Gati 130 mijë klientë në Hawaii kanë mbetur pa energji elektrike pasi uragani Lala kaloi pranë Ishullit të Madh, përpara se të dobësohej dhe...

Apple alarmon përdoruesit në 110 vende/ Paralajmërim për sulme me “spyware” të sofistikuar

0
“Apple” ka nisur të dërgojë njoftime sigurie për përdoruesit në 110 vende, duke i paralajmëruar për sulme të mundshme kibernetike të lidhura me programe...

Fluks i lartë në Portin e Vlorës/ Mbi 45 mijë pasagjerë kanë udhëtuar drejt...

0
Porti i Vlorës ka vijuar të regjistrojë një fluks të konsiderueshëm udhëtarësh gjatë sezonit veror, si nëpërmjet linjës së trageteve me Italinë, ashtu edhe...