17.5 C
Tiranë
Tuesday, September 23, 2025
spot_img

Rritja e numrit të testimeve nuk është shoqëruar me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19

Si rrallëherë, rritja e numrit të testimeve nuk është shoqëruar me rritjen e rasteve pozitive me COVID-19.

Prej muajsh ishte bërë e zakonshme që sa herë autoritetet shëndetësore “lëshonin” dorën me testimet, rritej edhe shifra e të infektuarve. Por, në 24 orët e kaluara, edhe pse ka pasur dyfishim të tamponëve, numri i personave të konfirmuar pozitivë ka qenë i ulët. Kështu gati më pak se 2 për qind e të testuarve, kanë rezultuar të prekur nga virusi nga më rreth 3 mijë testime të kryera.

Ky raport përgjatë muajve shkurt dhe mars ka qenë mbi 25 për qind. “Janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Rënie kanë pësuar edhe rastet aktive. Në të gjithë vendin janë më pak se 11 mijë të infektuar aktivë. Pjesa më e madhe prej tyre përveçse në Tiranë, janë edhe në Shkodër, Fier, Korçë dhe Gjirokastër. Ndërkohë, qarqet me numrin më të ulët të të infektuarve aktivë janë: Kukësi, Dibra, Berati, Lezha si edhe Elbasan.

Lidhur me fatalitetet, një ditë më parë janë raportuar 4 humbje jete si pasojë e koronavirusit. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID-19 nuk e kanë fituar 4 qytetarë: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç”, ka bërë me dije Ministria. E qëndrueshme vijon të paraqitet situata edhe në spitale, ku aktualisht po marrin trajtim mjekësor 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Përmirësimi i treguesve pritet të shoqërohet edhe me lehtësimin e masave antiCOVID.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet këtë javë, për të vendosur planin e masave në dy javët në vijim. Ajo që ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu la të kuptohet të hënën është që do të ketë lirim të masave, për t’i paraprirë kështu edhe nisjes së sezonit veror.

“Do të intensifikojmë vaksinimin e kombinuar. Grupet +60 vjeç dhe të sëmurët kronikë po vijojnë të vaksinohen kudo në qendrat shëndetësore dhe në pikat e përqendruara të vaksinimit dhe sigurisht edhe grupet prioritare, të cilat janë në planin tonë, siç janë edhe punonjësit e operatorëve turistikë, në mënyrë që të kemi sa më shumë të vaksinuar, për të mbërritur në një lehtësim padyshim përgjatë periudhës së verës, gjithmonë duke vlerësuar situatën epidemike, e cila vlerësohet në dinamikë nga Komiteti ynë i Ekspertëve”, tha Manastirliu.

Përveç maskës, çfarë pritet të ndryshojë është edhe ora policore që me shumë mundësi do të zhvendoset në mesnatë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë në Vlorë, shpallet në kërkim autori

0
Një ngjarje me armë zjarri ka tronditur Vlorën, ku një 37-vjeçar nga Selenica ka mbetur i plagosur në këmbë. Viktima është identifikuar si Skerdi...

Elbasan/ 38-vjeçari në arrest me burg për abuzim seksual me vajzën e mitur të...

0
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për një 38-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.B., i...

Tiranë/ 14-vjeçari dhunohet nga bashkëmoshatarët, policia në kërkim të autorëve

0
Një 14-vjeçar ka rënë pre e dhunës nga bashkëmoshatarët e tij në Tiranë. Ngjarja është denoncuar nga i mituri, i cili ka deklaruar se...

Operacioni “Metoda”/ Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër të dyshuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, i cili ka në fokus...

Dy të arrestuar në Kamëz për shpërndarje kokaine, droga u gjet e ndarë në...

0
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë në Kamëz, duke vënë në pranga dy shtetas. Të arrestuarit janë Florin...