19.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Avokatja Klodiana Gjyzari: KQZ po tejkalon kompetencat në çështjen e mandatit të Fredi Belerit

Avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari, deklaroi gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku po shqyrtohej mandati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, se procedura është e pavlefshme dhe KQZ po i tejkalon kompetencat e saj.

Gjyzari argumentoi se KQZ nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të Belerit pasi ky mandat tashmë është dhënë. Ajo theksoi se as Kodi Zgjedhor dhe as neni 138 nuk i japin të drejtë KQZ-së për të ndërmarrë një iniciativë të tillë në këtë fazë.

Konstatoj që KQZ nuk e ka kompetencën për të marrë këtë iniciativë, pasi nuk ia parashikon as Kodi Zgjedhor dhe as neni 138 të drejtën që të vlerësojë vlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë fazë, ku Beleri e ka marrë mandatin nga KQZ. Duke qenë se nuk ka asnjë dispozitë që i jep të drejtë KQZ që të marrë iniciativa të tilla, procedura është absolutisht e pavlefshme pasi organi administrativ ka tejkaluar kompetencat që parashikon ligji. Ne kërkojmë pushimin e procedurës,” – tha avokatja.

Fredi Beleri është dënuar nga Gjykata e Apelit me dy vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe ndodhet në burg që prej 12 majit 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...