18.5 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Avokatja Klodiana Gjyzari: KQZ po tejkalon kompetencat në çështjen e mandatit të Fredi Belerit

Avokatja e Fredi Belerit, Klodiana Gjyzari, deklaroi gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku po shqyrtohej mandati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, se procedura është e pavlefshme dhe KQZ po i tejkalon kompetencat e saj.

Gjyzari argumentoi se KQZ nuk ka kompetencë për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të Belerit pasi ky mandat tashmë është dhënë. Ajo theksoi se as Kodi Zgjedhor dhe as neni 138 nuk i japin të drejtë KQZ-së për të ndërmarrë një iniciativë të tillë në këtë fazë.

“Konstatoj që KQZ nuk e ka kompetencën për të marrë këtë iniciativë, pasi nuk ia parashikon as Kodi Zgjedhor dhe as neni 138 të drejtën që të vlerësojë vlefshmërinë e zgjedhjeve në këtë fazë, ku Beleri e ka marrë mandatin nga KQZ. Duke qenë se nuk ka asnjë dispozitë që i jep të drejtë KQZ që të marrë iniciativa të tilla, procedura është absolutisht e pavlefshme pasi organi administrativ ka tejkaluar kompetencat që parashikon ligji. Ne kërkojmë pushimin e procedurës,” – tha avokatja.

Fredi Beleri është dënuar nga Gjykata e Apelit me dy vite burg për akuzën “korrupsion aktiv në zgjedhje” dhe ndodhet në burg që prej 12 majit 2023, dy ditë para zgjedhjeve vendore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...