29 C
Tiranë
Tuesday, August 11, 2026

Denoncimi i Sali Berishës për Aferën Korruptive të Tunelit të Llogarasë

Në një videomesazh të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që ai e cilëson si afera e dytë më e madhe korruptive në Shqipëri, pas asaj të djegësave: ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Berisha shprehet se ky tunel, me një kosto prej 180 milionë eurosh, është një barrë e madhe për taksapaguesit shqiptarë. Ai argumenton se investimi për tunelin e Llogarasë është shumë më i lartë në krahasim me tunelin e Krrabës, duke theksuar se për çdo banor dhe turist në zonën e Llogarasë janë investuar 12 mijë euro. Në krahasim, investimi për banor në tunelin e Krrabës është vetëm 32 euro, duke e bërë këtë investim 375 herë më të vogël se ai i Llogarasë.

Deklarata e Plotë e Sali Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj. Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri. Tuneli i Llogarasë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 milionë euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistikë, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.

Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistikë në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar 22,500 euro. Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë euro.

Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet 4.4 milionë udhëtarë. Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 milionë euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedoninë e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 milionë banorë. Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12 mijë euro për banorë që është tuneli i Llogarasë.

Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Eklipsi total diellor më 12 gusht/ Fenomeni spektakolar do të shihet nga Spanja dhe...

0
Një nga fenomenet më spektakolare astronomike të vitit 2026 do të ndodhë të mërkurën, më 12 gusht, kur një eklips total diellor do të...

Sherr në burgun 302 në Tiranë/ Viktor Ymeri godet me shuplakë një të burgosur:...

0
Një konflikt mes të burgosurish është regjistruar ditën e sotme në burgun 302 në Tiranë, ku në përplasje dyshohet se është përfshirë edhe Viktor...

Shfaqet në publik pas muajsh/ Publikohet video e Mojtaba Khameneit mes aludimeve për gjendjen...

0
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve Mehr e Iranit ka publikuar në një platformë të mediave sociale një video të Mojtaba Khameneit, i cili nuk është...

Xhenxhefili, nga përzierat te tretja/ Çfarë tregojnë realisht studimet për përfitimet dhe efektet anësore

0
Shëndet – Xhenxhefili përmban përbërës bioaktivë, veçanërisht gingerole dhe shogaole, të cilët i japin shijen pikante dhe ndjesinë karakteristike të “nxehtësisë”. Edhe pse zakonisht i...

Dy persona hyjnë në banesë dhe dhunojnë 23-vjeçaren në Shkodër/ Policia në kërkim të...

0
Shkodër – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku dy persona të paidentifikuar dyshohet se kanë...