23 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Denoncimi i Sali Berishës për Aferën Korruptive të Tunelit të Llogarasë

Në një videomesazh të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që ai e cilëson si afera e dytë më e madhe korruptive në Shqipëri, pas asaj të djegësave: ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Berisha shprehet se ky tunel, me një kosto prej 180 milionë eurosh, është një barrë e madhe për taksapaguesit shqiptarë. Ai argumenton se investimi për tunelin e Llogarasë është shumë më i lartë në krahasim me tunelin e Krrabës, duke theksuar se për çdo banor dhe turist në zonën e Llogarasë janë investuar 12 mijë euro. Në krahasim, investimi për banor në tunelin e Krrabës është vetëm 32 euro, duke e bërë këtë investim 375 herë më të vogël se ai i Llogarasë.

Deklarata e Plotë e Sali Berishës:

“Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj. Jam sot këtu për të denoncuar tunelin e Llogarasë si veprën publike më korruptive pas djegësave, në 32 vitet e fundit në Shqipëri. Tuneli i Llogarasë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 milionë euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistikë, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit.

Në rast se këtë shumë e llogarisim për 8 mijë shtretër turistikë në maksimum, që ka zona nga Palasa në Qeparo, në një kohë që në të gjithë Shqipërinë janë gjithsej 109 mijë shtretër, i bie që për një shtrat turistik të jenë investuar 22,500 euro. Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12 mijë euro.

Rikujtoj këtu se në tunelin e Kalimashit kaluan vjet 4.4 milionë udhëtarë. Por unë krahasimin do ta bëj sot me tunelin e Krrabës. Ky tunel që ka kushtuar gjithsej 14 milionë euro për kilometër, ka në anën tjetër të vet zonën e Shqipërisë së mesme dhe Shqipërisë juglindore, Maqedoninë e Veriut, një pjesë të madhe të saj, pra rreth 2 milionë banorë. Në këtë kontekst, rezulton se investimi në tunelin e Krrabës është gjithsej 32 euro për banor, kundrejt 12 mijë euro për banorë që është tuneli i Llogarasë.

Rrjedhimisht investimi për banor për tunelin e Krrabës është 375 herë më i vogël se sa për tunelin e Llogarasë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...