13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Rishi Sunak jep dorëheqjen si Kryeministër Britanik pas humbjes së Konservatorëve në zgjedhje

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka mbajtur fjalën e fundit si kryeministër jashtë Downing Street, ku njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës i konservatorëve pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e fundit. Në deklaratën e tij për mediat, Sunak mori përgjegjësinë për humbjen e konservatorëve dhe kërkoi falje votuesve për rezultatin.

Unë i dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë”, tha Sunak, duke u kërkuar falje edhe kandidatëve konservatorë. Ai gjithashtu uroi kundërshtarin e tij, Sir Keir Starmer, dhe partinë Laburiste për fitoren në zgjedhje, duke e quajtur Starmerin një politikan modest dhe duke i uruar atij dhe familjes së tij sukses në tranzicionin e madh në jetën e tyre.

Sunak falënderoi gjithashtu familjen e tij për sakrificat që bënë për t’i mundësuar atij t’i shërbente vendit, duke theksuar se është i nderuar që ka shërbyer si kryeministër dhe duke e quajtur Britaninë “vendin më të mirë në botë” falë britanikëve, të cilët ai i konsideron burimin e vërtetë të sukseseve të vendit.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se Mbretëresha Charles III ka pranuar dorëheqjen e Rishi Sunak si Kryeministër, ndërsa pritet që Sir Keir Starmer të betohet në detyrë si kryeministër i ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Korçë–Bilisht/ Përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi...

Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital

0
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, të llojit thikë, në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e...

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

0
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar...

Dhërmi/ Tentuan të vjedhin “Land Rover”, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja: nuk iu bindën Policisë

0
Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të...

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...