23 C
Tiranë
Saturday, September 26, 2026

Rishi Sunak jep dorëheqjen si Kryeministër Britanik pas humbjes së Konservatorëve në zgjedhje

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, ka mbajtur fjalën e fundit si kryeministër jashtë Downing Street, ku njoftoi dorëheqjen e tij si udhëheqës i konservatorëve pas humbjes së thellë të partisë së tij në zgjedhjet e fundit. Në deklaratën e tij për mediat, Sunak mori përgjegjësinë për humbjen e konservatorëve dhe kërkoi falje votuesve për rezultatin.

“Unë i dhashë gjithçka qeverisë, por ju dërguat mesazhin se qeveria duhet të ndryshojë”, tha Sunak, duke u kërkuar falje edhe kandidatëve konservatorë. Ai gjithashtu uroi kundërshtarin e tij, Sir Keir Starmer, dhe partinë Laburiste për fitoren në zgjedhje, duke e quajtur Starmerin një politikan modest dhe duke i uruar atij dhe familjes së tij sukses në tranzicionin e madh në jetën e tyre.

Sunak falënderoi gjithashtu familjen e tij për sakrificat që bënë për t’i mundësuar atij t’i shërbente vendit, duke theksuar se është i nderuar që ka shërbyer si kryeministër dhe duke e quajtur Britaninë “vendin më të mirë në botë” falë britanikëve, të cilët ai i konsideron burimin e vërtetë të sukseseve të vendit.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se Mbretëresha Charles III ka pranuar dorëheqjen e Rishi Sunak si Kryeministër, ndërsa pritet që Sir Keir Starmer të betohet në detyrë si kryeministër i ri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...