24.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

Operacioni për shuarjen e zjarrit në Dropull dhe Finiq vazhdon me angazhimin e Forcave të Armatosura

Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm (9 korrik) në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull. Zjarri ka krijuar problematika edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook se, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT