16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Ilir Meta akuzon Kreun e SPAK dhe Qeverinë për heqjen e mandatit të Fredi Belerit dhe manipulimin e zgjedhjeve në Himarë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një mbledhjeje të Kryesisë të Partisë së Lirisë, ka komentuar heqjen e mandatit të Fredi Belerit dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë. Meta akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, duke e quajtur “torollaku që jep intervista off record”.

Meta theksoi se narkoshteti i drejtuar nga Edi Rama dhe reforma e tij e drejtësisë, që ai e quajti “Ramaforma”, është përgjegjëse për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Meta pretendoi se Beleri është burgosur politikisht për të penguar betimin e tij dhe se data e zgjedhjeve në Himarë u dekretua me shpejtësi, pa pritur afatin e apelimit, çka tregon kapjen totale të shtetit dhe drejtësisë nga qeveria dhe mafia ndërkombëtare që pastron para në Shqipëri.

Meta kritikoi gjithashtu institucionet e shtetit për mungesën e reagimit në rastet e emergjencave kombëtare si tërmeti tragjik dhe pandemia e COVID-19. Ai akuzoi SPAK-un për mosveprim ndaj Edi Ramës, duke pretenduar se Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm, është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe se ai ka koordinuar çdo hap procedural në rastin e Himarës për të realizuar projektet personale të Edi Ramës.

“SPAK-u torollaku e ka qepur gojën dhe as nuk guxon t’ia thotë emrin kryeministrit, jo më ta thërrasë apo t’i vërë prangat, kur të gjitha faktet janë atje bashkë,” përfundoi Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...