28.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Incidenti në sheshin “Skënderbej”, reagon KMSH: “Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë reagon pas incidentit të rëndë të ndodhur këtë mëngjes, gjatë faljes së Fiter Bajramit, në Sheshin “Skënderbej”.

Ku një person ka hyrë mes besimtarëve dhe ka tentuar të vetëdigjet duke bërtitur se “nuk ka Zot”. Ai është ndaluar nga besimtarët dhe nuk është lejuar që të ndërmarrë veprimin ekstrem, ndërsa më pas është shoqëruar nga policia e rendit.

Një prej përfaqësuesve të KMSH e cilëson këtë incident sporadik dhe që nuk ka të bëjë me besimin.Duke theksuar se ai nuk është një prej besimtarëve, ndërsa aktin ekstrem tentoi ta merrte nën kushte të renda psikike.

Sot është ditë feste, ditë gëzimi dhe ngjarje të tilla nuk i shërbejnë mesazheve të kësaj feste. Një situatë e tillë duket që ka ardhur për shkak të problemeve mendore të një personi apo kushteve në të cilat ai ndodhet. Nuk mund të mendohet që një besimtar të ndërmarrë një hap të tillë sidomos në një ditë kaq të rëndësishme të Fiter Bajramit. Në këtë ditë njerëzit gëzohen, lumturohen dhe të gjithë besimtarët vijnë për të treguar falenderimin ndaj Zotit. Incidente të tilla nuk kanë të bëjnë aspak me një besimtar me një mendje të shëndoshë”, ka thënë ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...