17.5 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Tensionet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë: Partia e Lirisë denoncon plan për gjakderdhje nga Veliaj

Partia e Lirisë ka deklaruar se incidenti fizik në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Tiranë të hënën pasdite ishte një skenar i parapërgatitur për të shkaktuar gjakderdhje. Tedi Blushi, i cili u përfshi në një përleshje me Halit Valterin e PS-së, shprehu bindjen se gjithçka ishte planifikuar më parë.

“Ka qenë e planifikuar dhe është planifikuar që në atë seancë të kishte gjakderdhje. Këtë e them me bindje, sipas burimeve shumë të sigurta policore. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qenë i veshur me antiplumb dhe brenda në sallë ka pasur persona të armatosur dhe civilë,” tha Blushi.

Ilir Meta, duke mbrojtur Tedi Blushin, sulmoi kreun e SPAK dhe akuzoi Erion Veliajn për përfshirje në incidente të dhunshme. “Edhe analfabet të ishte, nëse do kishe një gram dinjitet, Erion Veliaj do të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë. Se ti Ramoviçit nuk ke çfarë t’i bësh,” tha Meta.

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të hënën dështoi pas tensioneve në sallë. Incidenti filloi kur Tedi Blushi hodhi një tufë me letra drejt Veliajt, duke shkaktuar më pas një përplasje fizike me Halit Valterin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në Rrogozhinë-Lushnje, makina përplaset me barrierën dhe një mjet të parkuar, plagoset çifti

0
Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën e betonit dhe më...

“Këtu flas për zyrën e Agasit, ku isha me Argitën”, vijon përplasja Berisha-Ismaili pas...

0
Debati i zhvilluar një ditë më parë në Parlament mes Sali Berishës dhe ministres Erjona Ismaili ka vijuar edhe në rrjetet sociale, ku kjo...

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...