30.7 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Mbërrin në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë/ Ambasadorja Kim: “Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi”

Ka mbërritur sot pasdite në Aeroportin e Rinasit, avioni me 267 ushtarë amerikanë, në kuadër të stërvitjes “Defender 21” që Shqipëria pret si aleate e NATO-s.

Kjo trupë ushtarësh, vjen si pjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, e cila prej javësh po zhvillohet në Shqipëri dhe pjesëmarrëse janë një sërë shtete, anëtare të NATO-s.

Sakaq, e pranishme në mbërritjen e trupave ushtarake në Aeroportin e Rinasit, ka qenë Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e cila ka theksuar ndër të tjera, se stërvitja sjell rritje ekonomike.

“Është e gëzueshme. Trupat e USA po vijnë në Shqipëri. Ky është ushtrimi më i madh amerikan në Ballkan. Është e rëndësishme, historike. Ky ushtrim sjell punësim dhe lëvizje në ekonomi.

SHBA kanë shpenzuar 35 milion dollarë, nga punësimi i shoferëve, kuzhinerëve etj. Është “big deal”. Mendoj që në fund të gjithë do të kenë përjetuar mikpritjen shqiptare. Faleminderit”, tha Yuri Kim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...