30.7 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Edi Martin analizon supersfidën Teuta-Partizani/ Ndeshja ndaj Partizanit është më e rëndësishme në karrierë

Teuta rikthehet të luajë në kampionat, teksa nesër do të tentojë shkëputjen edhe më shumë në krye ndaj një kundërshtari direkt për titull si Partizani.

Skuadra durrsake do të kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive, ku do të përballet ndaj Partizanit me fillim nga ora 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Në vigjilje të kësaj supersfide ka folur në konferencën për shtyp trajneri i Teutës, Edi Martini duke analizuar këtë takim.

Tre pikë diferencë plus në raport me Partizanin i japin më shumë qetësi Edi Martinit ta përgatis si duhet këtë sfidë. Pavarësisht këtij fakti, Martini kërkon ta mbyll çështjen titull që këtë të hënë.

“Ndaj Partizanit është ndeshja më e rëndësishme e karrierës time si trajner, pavarësisht se jemi në një pikë që ne duhet të bëjmë gjithçka që ta mbyllim kampionatin që në këtë javë, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishme.”

“Unë them që jemi ekipi më i mirë. Nuk do të luajmë në mbrojtje. Ne do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, pavarësisht se një pikë mund të jetë e kënaqshme, por ne do të kërkojmë të fitojmë ndeshjen.”

“Lojtarët mezi e presin këtë ndeshje, kështu që është një ndeshje që duhet ta fitojmë patjetër. Ne jemi favorit dhe jemi në krye dhe normalisht që na presin ndeshje të rëndësishme dhe delikate. Janë ndeshje për t’u fituar, jo për të luajtur futboll të bukur.”

“Do të kërkojmë nga sekondi i parë e deri në fund për të fituar ndeshjen. Partizani është në presion më tepër, ata duhet të fitojnë me patjetër. Ne luajmë për dy rezultate, ne jemi më të uritur për ta marrë këtë kampionat. ”

“Nga fillimi e deri në këtë moment që flasim, ne kemi derdhur shumë djersë dhe kemi bërë shumë sakrifica. Mendoj se ky qytet e meriton një titull në këto momente.”, përfundoi trajneri i Teutës, Edi Martini.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha sulmon Vuçiçin: “Deklaratat janë destabilizuese” – akuza të forta ndaj Ramës: “Ka kryer...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratave të presidentit serb Aleksandar Vuçiç për lumin Ibër, duke i...

Berisha: “Lubi Balluku de facto është qeverisja e PS-së” – sulmon Ramën: “Kufomë politike...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se Belinda Balluku është de...

Ra nga shkëmbi në plazhin e Radhimës, plagoset rëndë 55-vjeçari

0
VLORË – Një pushues është plagosur rëndë pasditen e sotme në zonën e plazhit të Radhimës, në Vlorë. I plagosuri është identifikuar si Platon Bylyshi,...

“Pa ujë dhe pa rrugë, jemi të vdekur” – banorët e Gjormit në protestë:...

0
KURBIN – Mungesa e infrastrukturës dhe e ujit të pijshëm ka nxjerrë në protestë banorët e fshatit Gjorm në Kurbin. Ata u mblodhën në...

Transporti publik drejt reduktimit të flotës? Operatorët: “Nëse nuk marrim kompensimin, do të ulim...

0
Shoqatat e transportit publik kanë paralajmëruar reduktimin e flotës urbane nëse deri në fillim të javës së ardhshme nuk marrin një përgjigje lidhur me...