13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Sulm me thikë në autobus në Gjermani: Pesë të Plagosur

Një incident i rëndë ka ndodhur në një autobus në qytetin e Siegen, Gjermani, ku pesë persona janë plagosur rëndë nga një sulm me thikë. Ngjarja u shkaktua nga një grua 32-vjeçare, e cila nxori thikën dhe sulmoi pasagjerët e tjerë, teksa autobusi po qarkullonte drejt një feste në qytet. Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mjekët po luftojnë për jetën e tre prej tyre.

Policia arriti të arrestojë agresoren, e cila dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit. Autoritetet ende nuk kanë dhënë shpjegime për motivet e sulmit, por kanë deklaruar se deri më tani nuk ka prova që sugjerojnë një akt terrorist.

Ky është sulmi i katërt me thikë që ndodh në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë (NRW) brenda shtatë ditëve. Në incidente të tjera të ngjashme, një terrorist islamik në Solingen vrau tre dhe plagosi tetë persona, ndërsa në Moers dhe Recklinghausen ndodhën sulme të tjera me thika, ku policia vrau dy sulmues. Ngjarja e fundit vjen pas masave të marra nga qeveria gjermane për parandalimin e ngjarjeve të tilla dhe për dëbimin e personave që u është refuzuar azili.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...

‘Ata vranë burrin tim’/ Shqiptarja shpërthen pas ekzekutimit në SHBA: vuajti nga injeksioni vdekjeprurës

0
Tiana Krasniqi, 31 vjeç, me origjinë shqiptare, ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve në Teksas pas ekzekutimit të bashkëshortit të saj, James Broadnax. 37-vjeçari u ekzekutua...