34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kryeministri Rama nga Praga: Europa nuk është gati të veprojë si një e vetme

Kryeministri Edi Rama, duke marrë pjesë në forumin “GLOBSEC 2024” në Pragë, komentoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët dhe debatet e krijuara brenda Bashkimit Evropian mbi këtë çështje. Rama theksoi se Shqipërisë i takon të jetë e dobishme për miqtë e saj, edhe kur nuk ka një dakordësi të plotë me ta. Ai vuri në dukje se debatet mbi marrëveshjen tregojnë që Europa nuk është ende e gatshme të veprojë si një entitet i bashkuar.

“Mua më takon të jem i dobishëm për miqtë dhe për Shqipërinë që ajo të jetë e dobishme për miqtë. Nëse miqtë kërkojnë diçka, duhet të jesh pranë tyre, jo doemos duhet të biesh dakord 100%. Ne kemi shkuar në luftëra së bashku, ne erdhëm me ju dhe nuk e vumë në dyshim. Thënë kjo, marrëveshja në fjalë është për një temë që është kaq e madhe, kaq e rëndësishme, kaq përcaktuese për Europën dhe mënyrën se si ajo duhet të shohë veten dhe të ardhmen e saj. Po flas për emigracionin dhe ta transformosh atë në një zënkë mes të majtës dhe djathtës, në një konflikt brenda Europës, tregon se ndërkohë që ky është një problem i të gjithë Europës, Europa nuk është e gati të veprojë si një e vetme dhe në vend që të trajtojmë problemin, është më e lehtë ta ndërtojmë jetën e përditshme bazuar në politika partiake që nuk na çojnë askund,” deklaroi Rama.

Ndërkohë, Rama, i cili shpesh tërheq vëmendje për stilin dhe veshjen e tij, nuk i shpëtoi komplimenteve për atletet e bardha që kishte veshur në këtë forum. Moderatori Steve Clemons i tha Ramës se ishte xheloz për këpucët e tij të rehatshme, pasi ai vetë kishte kaluar ditën duke lëvizur nga një skenë në tjetrën me këpucë të parehatshme. Në përgjigje, Rama i sugjeroi moderatorit t’i blinte të njëjtat këpucë, duke theksuar se ato janë edhe të lira. “I thashë jam shumë xheloz për këpucët se kam ecur nga një skenë në tjetrën sot me këto këpucë të parehatshme,” tha Clemons, ndërsa Rama u përgjigj: “janë të lira, mund t’i blesh dhe ti.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...