26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasja tragjike në Shënavlash: Djali ekzekutoi të atin, frekuentonte faqet e eskortave

Një ngjarje tronditëse, e ngjashme me krimin e familjes Meta disa muaj më parë dhe e ndodhur në të njëjtin vend, Shënavlash, ka tronditur opinionin publik. Policia ka zbardhur ditën e djeshme një vrasje brenda një familjeje, ku kryefamiljari Enver Balla, 62 vjeç, është qëlluar për vdekje nga i biri, Esmerald Balla, 30 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në stanin e familjes, ku pas një konflikti për çështje parash, djali e ka qëlluar babanë me pistoletë dhe më pas ka hedhur trupin e tij në një pus. Ditë më vonë, Esmeraldi ka denoncuar zhdukjen e babait në polici, duke pretenduar se ai ishte larguar nga shtëpia me një grua të panjohur dhe se nuk kishte më kontakt me të.

Në deklaratat e tij fillestare në polici, Esmerald Balla ka ngritur dyshimet se gruaja e panjohur mund të kishte vrarë të atin, duke theksuar se ai nuk kishte arsye për t’u larguar pa asnjë gjurmë. Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një sherri mes të atit dhe të birit për shumën prej 7.5 milionë lekësh, që Esmeraldi dyshonte se i ati ia kishte vjedhur.

Autoritetet kanë arritur të zbardhin ngjarjen pas përgjimeve të mesazheve dhe telefonatave, duke arritur më pas në arrestimin e autorit të krimit. Gjatë marrjes në pyetje, Esmerald Balla ka pranuar vrasjen, duke pohuar se konflikti për paratë ishte arsyeja kryesore e veprimit të tij.

Në një emision televiziv, eksperti i sigurisë Faik Basha ka shpjeguar detaje të tjera tronditëse rreth jetës së viktimës. Ai tha se fëmijët e Enver Ballës kishin informacione për lidhje jashtëmartesore të babait të tyre, duke përfshirë edhe frekuentimin e faqeve të eskortave. Sipas Bashës, këto informacione ishin zbuluar në telefonin e viktimës dhe mendohet se paratë për të cilat ndodhi konflikti mund të ishin shpenzuar për këto lidhje.

Babai kishte humbur bashkëshorten dhe ishte martuar sërish, por më pas kishte edhe disa lidhje të tjera. Ai frekuentonte faqet e eskortave, dhe këto fakte u zbuluan në telefonin e tij. Kjo është përdorur si maskim nga djali, por nuk mund të them që ishte shkaku kryesor,” tha Basha në emision.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...