26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Edmond Spaho revoltohet keq pasi Berisha i i hoqi drejtimin e Korçës: Kam fituar çdo palë zgjedhje nga 2003!

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka reaguar ashpër pas vendimit të Sali Berishës për ta larguar nga drejtimi i Qarkut të Korçës, duke mbrojtur rezultatet e arritura në zgjedhje dhe duke kundërshtuar analizat e bëra nga gazetarët mbi performancën e tij. Spaho shprehet se ka fituar çdo palë zgjedhje në Korçë, duke përmbushur çdo direktivë të qendrës, dhe thekson se faktet dhe shifrat e rezultateve të tij elektorale janë të vërtetueshme në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Spaho u hoq nga drejtimi i qarkut për shkak të mungesës së rezultateve. Në përgjigjen e tij publike, Spaho ka dhënë një përmbledhje të rezultateve të tij në zgjedhje që nga viti 2003, duke përmendur fitoret e tij në disa zgjedhje vendore dhe të përgjithshme.

Spaho përmend suksese si:

– 2003: Fitore në fushatën për Bashkinë e Korçës.
– 2005: Fitore si deputet në sistemin maxhoritar në zonën elektorale të caktuar.
– 2007: Fitore në 3 nga 4 komunat që mbulonte në zgjedhjet vendore.
– 2009: Fitore në 6 nga 6 komunat e mbuluara në zgjedhjet e përgjithshme.
– 2011: Fitore në 5 nga 6 komunat e mbuluara në zgjedhjet vendore.
– 2013: Pavarësisht humbjes së përgjithshme, zona e tij elektorale humbi vetëm 1800 vota, dhe ai arriti të fitojë në njësinë administrative të Pustecit.
– 2021: Arrihet objektivi i vendosur nga PD për 5 mandate në Korçë, duke marrë rreth 51,000 vota, një ndër tre qarqet që realizoi objektivat e partisë.

Sa i përket zgjedhjeve vendore të vitit 2023, Spaho shprehet se humbjet në Korçë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, ishin të lidhura me faktorë të njohur dhe jo për shkak të menaxhimit të tij.

Në përmbyllje, ai kritikon gazetaren Pasholli dhe gazetarin Maraku për komentet e tyre dhe u kërkon që të jenë më të kujdesshëm në të ardhmen, duke siguruar informacione të sakta para se të bëjnë deklarata publike. Sipas tij, “fjalët nuk janë si qentë që sa herë i therret kthehen prapa”, duke aluduar për nevojën e një debati të informuar dhe të saktë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...