26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rama për PD-në: Humbësa kronikë që vulosin humbjet e tyre

Kryeministri Edi Rama i ka quajtur “humbësa kronikë” drejtuesit politikë të PD-së në qarqe, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së. Rama theksoi se këta drejtues janë të dënuar të humbasin përsëri, pasi kanë shpallur fitoret e Lulzim Bashës disa herë dhe tani do të vulosin humbjen në selinë e tyre.

Kryeministri, duke krahasuar Partinë Socialiste me ekipin legjendar të basketbollit të Partizanit, i udhëhequr nga Gazmend Çaçi, u shpreh se humbësit e PD-së të heqin edhe dëshirën për garë. Ai ironizoi pretendimet e tyre se humbjet vijnë për shkak të “diktaturës së Ramës dhe PS-së”, duke i krahasuar ato me një “diktaturë sportive” të ngjashme me dominimin e ekipit të Partizanit në atë kohë.

Rama vazhdoi me krahasime, duke thënë se ashtu si kampionët e dikurshëm të Partizanit, që fillonin stërvitjen një ditë pasi shpalleshin kampionë, edhe PS-ja do të veprojë në të njëjtën mënyrë. Ai gjithashtu njoftoi se një brez më i ri do të ketë më shumë vend në PS, duke nënvizuar rëndësinë e rinovimit të partisë për të ardhmen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...