31.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, prezanton qëllimet dhe projektet e reja për sigurinë dhe teknologjinë

Ministri i ri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili është në detyrë prej gati dy muajsh, ka vendosur disa qëllime strategjike që duhet të realizohen në planin afatshkurtër dhe afatmesëm, deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm. Projeket e planifikuara më parë, që tani do të kenë prioritet, përfshijnë disa nisma të rëndësishme.

•Një nga projektet kryesore është ndryshimi në Policinë e Shtetit. Ligji i ri i miratuar në seancën e fundit parlamentare u ofron mundësi të rinjve ambiciozë për të marrë role drejtuese. Me gradat e reja në Policinë e Shtetit, nuk priten vetëm rokada të zakonshme, siç ka ndodhur në 20 vitet e fundit, por edhe avancimi i një brezi të ri që dëshiron të kontribuojë në poste të larta. Gara për postin e kryepolicit është hapur këtë të hënë, dhe kandidaturat do të mblidhen për 7 ditë. Pas përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm, gara do të vazhdojë për drejtuesit e qarqeve dhe departamenteve. Një fokus i veçantë i ministrit Hoxha është përmirësimi i komunikimit me publikun. Drejtuesit e rinj do të testohen në transparencën dhe komunikimin me qytetarët, dhe është e mundur që me emërimet e reja të ketë edhe gra në pozita të larta.

•Një tjetër projekt i rëndësishëm për ministrin Hoxha është implementimi i projektit “Smart City”. Ky projekt do të monitorojë 20 qytetet më të mëdha të vendit me kamera të cilësisë maksimale, të cilat do të kontribuojnë në sigurimin publik, veçanërisht në institucionet kyçe dhe shkolla. Kamerat e teknologjisë së lartë do të jenë në gjendje të identifikojnë paligjshmërinë në kohë reale dhe të ndihmojnë efektivët e Policisë Rrugore dhe asaj Kriminale në menaxhimin e situatave.

•I treti, dhe po ashtu i rëndësishëm për Hoxhën, është zhvillimi i kartës së identitetit digjital. Ky shërbim do të ofrohet shumë shpejt nga kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike, “Identitek”. Karta e identitetit digjital do të mundësojë që qytetarët shqiptarë të kenë një identifikim digjital në celularët e tyre, duke lehtësuar aplikimin dhe duke shmangur problemin e harresës së kartës në shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...