17.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

“O shoku i Mondit, pse u bëre nervoz?”, Përplasje e ashpër mes Ramës dhe Bardhit në Kuvend

Një përplasje e fortë verbale u zhvillua sot në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Gjatë diskutimeve, kryeministri Rama parashikoi se PD do të ketë një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e 2025-ës se sa në zgjedhjet e vitit 1997.

Në përgjigje të akuzave të Ramës, Gazment Bardhi reagoi ashpër duke akuzuar qeverinë e Rilindjes për lidhje me krimin e organizuar. “O shoku i Mondit, pse u bëre nervoz? Ne mund të jemi të drejtë dhe të qartë në qëndrimet tona, por nuk jemi kurrë në gjunjë përpara krimit të organizuar dhe nuk i lëpijmë atyre nga mëngjesi në darkë,” tha Bardhi.

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për mungesë premtimesh të mbajtura, duke përmendur legalizimet falas dhe shëndetësinë falas, të cilat sipas tij, nuk janë realizuar. “Ju jeni shërbëtorë të krimit të organizuar, ndërsa ne jemi shërbëtorë të qytetarëve,” përfundoi Bardhi, duke e intensifikuar debatin me Ramën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...