28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Bardhi akuzon qeverinë për ndryshimin e ligjit të Gardës së Republikës:”Ligjet me porosi janë kthyer në normalitet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, mori fjalën në Kuvend pas kryetares Elisa Spiropali, ku ai ngriti akuza për mënyrën sesi është ndryshuar ligji për Gardën e Republikës. Sipas Bardhit, ndryshimet e bëra në ligjin për zgjedhjen e drejtorit të Gardës nuk ishin të bazuara në interesin publik, por në interesin personal të një individi të caktuar.

Bardhi kujtoi se më 10 shtator 2024, Ministri i Brendshëm njoftoi përzgjedhjen e drejtorit të Gardës përmes një gare, por në fakt, sipas tij, gjithçka kishte qenë e planifikuar që nga marsi i vitit 2023. “Në mars 2023, kur miratonit ndryshimet për Gardën e Republikës, ju thashë që ishte një investim për të zgjedhur një njeri që vjen nga jashtë sistemit,” tha Bardhi. Ai shtoi se gjashtë muaj më vonë u emërua personi për të cilin u ndryshua ligji, duke e cilësuar këtë veprim si një akt korruptiv.

Ligjet me porosi janë kthyer në normalitet për këtë mazhorancë,” tha Bardhi, duke kërkuar ngritjen e një komisioni etike për të vërtetuar mënyrën se si u sponsorizua ky ligj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...