31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Salianji replikon me Ramën: “Nuk i jam shmangur drejtësisë, ministri juaj do të shkojë në SPAK”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, reagoi ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama pas përmendjes së tij gjatë fjalimit të Ramës në Kuvend. Salianji hodhi poshtë çdo akuzë se ai i është shmangur drejtësisë dhe deklaroi se në të kundërtën, ai është gati të lërë mandatin nëse gjendet një raport që e tregon të kundërtën.

Po gjeti një raport që i jam shmangur përballjes me ligjin, unë lë mandatin. Po ndryshe, do duhet ta bëjë ai,” tha Salianji, duke iu referuar Ramës.

Deputeti i PD-së vazhdoi me akuza ndaj qeverisë, duke përmendur ministrat e Brendshëm të Partisë Socialiste dhe duke theksuar se njëri prej tyre është i dënuar, ndërsa tjetri do të dërgohet në SPAK nga opozita.

Ministrat e tu të Brendshëm i ke njërin të dënuar, tjetrin do e çojmë ne në SPAK. Rri aty e përballu dhe mos ik si frikacak. Ti jep llogari para krimit të organizuar. E ke kthyer Shqipërinë në bazë të trafikut të drogës, siç ta thotë edhe DASH,” përfundoi Salianji, duke iu referuar raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...