31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Elda Hoti akuzon Ballukun për abuzim me rrugën Thumanë-Kashar: “Vjedhje e hapur dhe abuzim barbar”

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, në fjalën e saj në Kuvend replikoi me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke ngritur akuza të forta për abuzim me projektin e rrugës Thumanë-Kashar. Sipas Hotit, ky projekt është shndërruar në një aferë të hapur korrupsioni, ku ka pasur ndryshime të dyshimta për interes të oligarkëve të lidhur me qeverinë.

Projekti fillestar i rrugës Thumanë-Kashar u ndryshua. Në projektin origjinal kishte nyje në Thumanë, por ju e ndryshuat për llogari të një oligarku. Bllokimi i aksesit të aksit të vjetër është një veprim kriminal,” deklaroi Hoti.

Ajo vazhdoi duke e cilësuar këtë projekt si një “vjedhje prej 800 milionë eurosh” ndaj qytetarëve dhe theksoi se cilësia e punimeve është e ulët, duke e konsideruar këtë si një aferë korruptive të radhës nga qeveria e Ramës.

Autostrada Thumanë-Kashar është një projekt vjedhjeje që u bë për pasurimin e oligarkëve. Kjo është një vepër që kushton më tepër se një rrugë e ndërtuar në vende si Çekia. Drejtësia duhet të veprojë, sepse kemi të bëjmë me abuzim barbar,” përfundoi Hoti, duke bërë thirrje për hetim të plotë të kësaj çështjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...