20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Akuzat e Gazment Bardhit për transportin e mbetjeve të rrezikshme, Rama: “Vazhdimësi e helimit dixhital”

Gjatë interpelancës së sotme në Kuvend, deputeti Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama për përfshirje në aktivitete të lidhura me transportin e mbetjeve të rrezikshme, duke e cilësuar atë si kreun e kësaj veprimtarie. Në përgjigje të këtyre akuzave, Rama i cilësoi pretendimet si një vazhdimësi të një “helmimi” publik përmes mediave dhe platformave dixhitale, duke i referuar si të pabaza dhe të pa faktuara.

Kryeministri Rama, në fjalën e tij, iu referua një ngjarjeje të mëparshme në Pogradec, ku informacionet e panjohura dhe të paprovuara rreth transportit të mbetjeve të rrezikshme ishin keqpërdorur për qëllime politike. Ai tha se organizata joqeveritare që kishte sjellë në vëmendje këtë çështje kishte përmendur vetëm dyshime për mundësinë e mbetjeve të rrezikshme, pa prova të qarta apo fakte të verifikuara.

Burimi i kësaj telenovele politike që u shfaq paralelisht me atë të ngjarjes së Pogradecit, ku një i vrarë u bë mish i grirë i tellallëve të saj, ishte një sinjalizim për një transport mbetjesh. Vetë organizata joqeveritare që i referoheni shprehet se ka dyshime për mundësinë që një sasi mallrash të nxjerra për t’u transportuar drejt vendeve të Azisë janë të rrezikshme. Pra, dyshime, asgjë e vërtetuar, asnjë provë e faktuar ende, por deri tani vetëm dyshime,” u shpreh Rama, duke shtuar se këto dyshime janë marrë seriozisht dhe po hetohen nga organet europiane dhe prokuroria shqiptare.

Rama gjithashtu theksoi se, sipas verifikimeve doganore dhe logjistike, nuk ka pasur eksport të mbetjeve të rrezikshme, dhe certifikatat e ngarkesave tregojnë qartë që mallrat në fjalë nuk përfshijnë mbetje të rrezikshme. Ai i cilësoi akuzat si një përpjekje për të keqinformuar publikun dhe për të sulmuar politikisht qeverinë.

Aludimi për mosveprim të administratës portuale është, në rastin më të mirë, alogjik dhe, në rastin më të keq, një aludim patologjik, i artikuluar nga burimet ndotëse të Tiranës politike dhe mediatike,” tha kryeministri, duke e përfunduar fjalën e tij me kritika të ashpra ndaj akuzuesve dhe përhapësve të këtyre informacioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...