18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Përfshihet nga flakët pallati 12-katësh pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë

Një pallat 12-katësh është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Farmacia 10” në Tiranë, ndërsa për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, ndërsa bëhet me dije se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po ashtu bëhet e ditur se pallati është në ndërtim, ndaj nuk ka rrezik për djegien e banesave.

Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punohet për të neutralizuar flakët. Nuk ka ende informacion për arsyet e rënies së zjarrit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, tek “Medreseja” ka rënë zjarr në katin e fundit të një pallati në ndërtim ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

0
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...