35.6 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt daljes nga pandemia/ Shënohet mesatarja më e ulët e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve

Drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha të martën se Shtetet e Bashkuara duket se po shkojnë drejt daljes nga pandemia duke theksuar se në shtatë ditët e fundit, mesatarja e numrit të infeksioneve të reja dhe vdekjeve si pasojë e virusit, është më e ulta që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë një konference të ekipit të reagimit të Shtëpisë së Bardhë, zonja Walensky tha gjithashtu se shifrat më të fundit tregojnë se “të gjithë duhet të kemi optimizëm të kujdesshëm”.

Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë për COVID-19-n, Andy Slavitt tha se javën e fundit numri i rasteve te reja me koronavirus ishte në rënie në të 50 shtetet për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Nga ana tjetër janë ngadalësuar normat e vaksinimit dhe zonja Walensky tha se SHBA kryen 1.5 deri në 2 milionë vaksinime në ditë. Sipas saj në më pak se një javë që kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dhe CDC-ja autorizuan përdorimin e vaksinës Pfizer tek adoleshentët 12 e sipër, janë vaksinuar më shumë se 600,000 të rinj.

Zonja Walensky vuri gjithashtu në dukje se 60% e të gjithë amerikanëve 18 vjeç e lart kanë marrë të paktën një dozë, një shenjë e mirë drejt përmbushjes me lehtësi të objektivit të Presidentit Joe Biden për të vaksinuar të paktën me një dozë 70% të popullsisë deri më 4 korrik.

Gjatë së njëjtës konferencë, Këshilltari i Lartë i Shtëpisë së Bardhë mbi çështje të shëndetit publik, Anthony Fauci siguroi amerikanët për efikasitetin e vaksinave kundër COVID-19-s. Ai tha se studimet e fundit tregojnë se vaksinat aktuale që po injektohen në vend po rezultojnë efektive në garantimin e mbrojtjes kundër varianteve të koronavirusit, përfshirë variantin B.1.6.7, të identifikuar fillimisht në Indi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...

Ishte në “arrest shtëpie” për vjedhje, 20-vjeçari nuk ndalet: kryen 8 vjedhje brenda një...

0
Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur ndaj tij për vjedhje, dhe...