18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

DASH: “Berisha i përfshirë në veprime korruptive, shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur sot zyrtarisht “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij, duke iu ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara.

Në një reagim zyrtar, DASH deklaron se Berisha, në cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Reagimi i DASH:

Sot, unë jam shpall përcaktimin publik të Sali Berishës, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion domethënës. Në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve kundër korrupsionit dhe masave të llogaridhënies. Me këtë përcaktim, rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky përcaktim bëhet në bazë të Nenit 7031(c) të Aktit të Departamentit të Shtetit për Buxhetin për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse, 2021. Përveç Berishës, unë përcaktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berisha, djalin e tij, Shkëlzen Berisha dhe vajzën e tij, Argita Berisha Malltezi. Këta individë janë të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Ky përcaktim riafirmon angazhimin e SHBA-ve për mbështetjen e reformave politike që janë kyçe për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë krah popullit shqiptar. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete të tilla për të nxitur përgjegjësinë për personat e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

0
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...