18.5 C
Tiranë
Wednesday, September 30, 2026

Vlorë/ Vetëdorëzohet në Polici një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Taulant Gjikajt

Një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Taulant Gjikajt në Vlorë është dorëzuar në Polici.

Bëhet fjalë për shtetasin Skedjan Gabrani, i cili ishte në kërkim për krimin e ndodhur më shumë se dy muaj më parë.

Tauland Gjika u ekzekutua me kallashnikov në datën 3 mars në lagjen “Bashkimi”, pranë Gjykatës së së Apelit në Vlorë.

Lidhur me vrasjen e Tauland Gjikajt, Policia arrestoi një nga autorët e dyshuar Hans(Andi) Jonuzaj. Ky i fundit u arrestua në automjetin e përdorur në krim, brenda të cilit u gjet edhe arma e krimit tip kallashnikov.

Po ashtu fill pas vrasjes blutë e Vlorës identifikuan edhe bashkëpunëtorët e 44-vjeçarit në krim, të cilët janë shtetasit Elton Hajnaj dhe Skerdjan Gabriani, i cili u vetëdorëzua sot në Polici. Policia nuk ka saktësuar se kush ka qëlluar në drejtim të Tauland Gjikajt (Beqiraj).

Njoftimi i Policisë 

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 03.03.2021, në lagjen “Bashkimi” Vlorë , ku u vra me armë zjarri shtetasi T. GJ., ju informojmë se:

Si rezultat i negociatave është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë shtetasi i shpallur në kërkim S. G., 36 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasit H. J., i arrestuar më parë nga Policia, si autorë i dyshuar në këtë ngjarje.

Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Vlorë, për veprime te mëtejshme hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Akërni/ 70-vjeçarja u godit me sëpatë ,u grabit dhe u p*rdhunua, në kërkim 43-vjeçari

0
Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj. Sipas Policisë, ngjarja ka...

Shiste kokainë në lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari në Maliq

0
Finalizohet pas disa javësh hetime me metoda proaktive operacioni i koduar “Drithas” nga Policia e Korçës, në kuadër të të cilit është arrestuar në...

Horoskopi ditor, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Hënë, 28 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Nga “vajza më e shëmtuar në shkollë” te ylli i pasarelave, historia e Anok...

0
Sot renditet ndër modelet më të kërkuara në industrinë e modës, por rruga e Anok Yai drejt majave të pasarelave botërore ka qenë e...