17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Lana Del Rey martohet! Detajet e dasmës dhe fustani i nusërisë

Lana Del Rey thuhet se e bleu fustanin e saj të nusërisë disa muaj para se të kurorëzonte dashurinë me Jeremy Dufrene. Krijuesja e hitit “Summertime Sadness” zgjodhi të blejë fustanin në Vintage Market nga Trashy Diva në New Orleans në maj. Çmimi i saktë i fustanit mbetet i paqartë, megjithatë, raportet sugjerojnë se është e pamundur që Del Rey, e lindur Elizabeth Woolridge Grant, të kishte shpenzuar më shumë se 350 euro, një shumë brenda intervalit tipik të çmimeve për fustanet e dasmës në atë dyqan, i cili ofron stile nga vitet 1920 deri në Y2K.

Lana e dha fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë me Dufrene vetëm një muaj pasi u zbulua romanca e tyre. Çifti shkëmbyen betimet pranë ujit në Des Allemandes, Luiziana, në një ceremoni të thjeshtë që u mbajt të enjten, më 26 Shtator. Në imazhet e publikuara, 39-vjeçarja duket e mahnitshme teksa ecën drejt altarit, shoqëruar nga babai i saj, Robert Grant, dhe duke mbajtur një buqetë lulesh në dorë.

Këngëtarja, e cila ka një pasuri prej 30 milionë dollarësh, dukej mbresëlënëse me vello. Ajo i tha “Po” partnerit të saj, Dufrene, i cili është baba i tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme. Ceremonia e dasmës dhe pritja u mbajtën përgjatë portit publik, me tavolina të shumta të vendosura nën tenda të bardha mbi bar.

Motra e artistes, Caroline Grant, dhe vëllai i saj, Charlie Hill-Grant, ishin pranë saj në ditën e saj të veçantë, por mbetet e paqartë nëse nëna e saj, Patricia Ann Hill, ishte e pranishme në ceremoni. Lana Del Rey dhe Dufrene u takuan për herë të parë para se të shiheshin duke u kapur për dore më 25 gusht në Angli.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...