26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Thirrje për kujdesin e shëndetit të grave nga Kryeministri Edi Rama në muajin e sensibilizimit

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të fuqishme për të gjitha gratë dhe vajzat, duke i inkurajuar ato të kujdesen për shëndetin e tyre përmes kryerjes së mamografisë. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka apeluar për rëndësinë e kontrollit mjekësor si një masë parandalimi ndaj kësaj sëmundjeje.

Thirrja e përvitshme në çdo ‘TetorRozë’ për të gjitha gratë dhe vajzat që të marrin fare pak kohë për t’u kujdesur për veten, duke bërë mamografinë falas në rrjetin e poliklinikave dhe spitaleve rajonale në vend, ju uroj një ditë të mbarë,” ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

Qëllimi i kryerjes së këtyre analizave është parandalimi i hershëm të kancerit të gjirit dhe rritja e mundësive për një shërim të plotë të çdo gruaje. Kjo iniciativë e kryeministrit synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kontrolleve të shëndetit dhe për të siguruar që çdo grua të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...