26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet 22-vjeçari pas protestës së opozitës në Tiranë

Një 22-vjeçar, banues në Peshkopi, është arrestuar sot në Tiranë në lidhje me protestën kombëtare të opozitës që u mbajt më 7 tetor. I arrestuari, Klodian Bajrami, akuzohet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Sipas njoftimit të policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar shtetasin K. B. për veprat penale të përmendura. Arrestimi i tij vjen pas zhvillimeve të tensionuara gjatë protestës, e cila ka shkaktuar shqetësim dhe reagime nga autoritetet. Policia vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të identifikuar individë të tjerë që mund të jenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme gjatë protestës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...