23.6 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Votimi elektronik në Zgjedhjet Parlamentare 2025: KQZ e konfirmon vetem në Qarkun e Elbasanit dhe Durrësit

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri, votimi elektronik do të zhvillohet në dy qarqe: Elbasanin dhe Durrësin. Kjo është konfirmuar në letrën e komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ku theksohet se votimi elektronik nuk do të mund të kryhet në pesë qarqe, siç ishte diskutuar më parë me partitë politike.

Celibashi ka shprehur se KQZ vlerëson të domosdoshëm një mendim nga partitë politike në lidhje me këtë propozim dhe i fton ato që ta dërgojnë këtë mendim pranë KQZ-së, jo më vonë se data 19 Tetor 2024. Ai theksoi se periudha nga sot deri në datën 20 Prill 2024, që është data e parë e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve, ose deri në datën 11 Maj 2024, e cila është data e fundit e mundshme për zgjedhjet e vitit 2025, është e pamjaftueshme për përgatitjen e të gjithë elementëve teknikë dhe njerëzorë për këtë lloj votimi në një numër të madh qarqesh.

Megjithatë, duke vlerësuar interesin dhe përfitimet nga shtrirja graduale e votimit elektronik, KQZ ka propozuar që për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2025, kjo mënyrë votimi të zhvillohet vetëm në qarkun e Elbasanit dhe në atë të Durrësit. Kjo strategji tregon një përkushtim për modernizimin e procesit zgjedhor në Shqipëri, megjithëse në një formë të kufizuar për këtë cikël zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...