29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Arrestohet një 45-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh

Forcat e Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një 45-vjeçare të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik narkotikësh si pjesë e një organizate kriminale. E arrestuara, Edisnarda alias Edisnajda Shapka, u kap gjatë një operacioni policor të koduar “Operacionalja 19”, që u zhvillua në qytetin e Durrësit.

Sipas burimeve zyrtare, operacioni u bazua në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e saj. E.Sh., 45 vjeç, e lindur dhe banuese në Durrës, është arrestuar me qëllim ekstradimi për në Itali, ku përballet me masën e sigurisë “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Bolonjës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.

Policia e Shtetit ka njoftuar se bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës është duke vazhduar për realizimin e ekstradimit të saj në Itali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...