27.1 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Shpëtohet adoleshenti Afgan nga shfrytëzimi në Shkodër: Arrestohet njëri nga autorët dhe sekuestrohen armë

Në fshatin Berdicë e Mesme të Shkodrës, një 16-vjeçar nga Afganistani, i dyshuar i trafikuar dhe shfrytëzuar për punë, është shpëtuar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Minoreni”. Adoleshenti mbahej me forcë dhe detyrohej të punonte në një servis automjetesh të drejtuar nga dy vëllezër.

Policia ka arrestuar Alehandro Pashukun, 18 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim të vëllain e tij, Kristjan Pashukun, 33 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë një tjetër vëlla, L. P., 31 vjeç, dhe babai i tyre, A. P., 57 vjeç, të dy banues në të njëjtin fshat. Ata përballen me akuzat për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit në servisin e familjes Pashuku, Policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një pistoletë imituese për zhurmë, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak. Lajmi mbi minorenin afgan u mësua pas një informacioni të marrë nga Interpol Tirana, i cili vuri në dijeni autoritetet për këtë rast trafikimi.

Adoleshenti u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është nën kujdesin e autoriteteve, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të kapur të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet të dyshuar shfrytëzimi dhe trafikimi të të miturve.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...