14.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Shpëtohet adoleshenti Afgan nga shfrytëzimi në Shkodër: Arrestohet njëri nga autorët dhe sekuestrohen armë

Në fshatin Berdicë e Mesme të Shkodrës, një 16-vjeçar nga Afganistani, i dyshuar i trafikuar dhe shfrytëzuar për punë, është shpëtuar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Minoreni”. Adoleshenti mbahej me forcë dhe detyrohej të punonte në një servis automjetesh të drejtuar nga dy vëllezër.

Policia ka arrestuar Alehandro Pashukun, 18 vjeç, dhe ka shpallur në kërkim të vëllain e tij, Kristjan Pashukun, 33 vjeç. Gjithashtu, janë proceduar në gjendje të lirë një tjetër vëlla, L. P., 31 vjeç, dhe babai i tyre, A. P., 57 vjeç, të dy banues në të njëjtin fshat. Ata përballen me akuzat për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, si dhe për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Kontrabandë me mallra të tjera”.

Gjatë kontrollit në servisin e familjes Pashuku, Policia sekuestroi një armë zjarri automatik, një pistoletë imituese për zhurmë, një armë sportive pneumatike dhe municion luftarak. Lajmi mbi minorenin afgan u mësua pas një informacioni të marrë nga Interpol Tirana, i cili vuri në dijeni autoritetet për këtë rast trafikimi.

Adoleshenti u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe tashmë është nën kujdesin e autoriteteve, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të kapur të gjithë personat e përfshirë në këtë rrjet të dyshuar shfrytëzimi dhe trafikimi të të miturve.

Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...