13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Analiza e BIRN/ Zgjedhjet e 2021-shit në Durrës dhe roli i deputetëve Socialistë që sot janë në burg

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Qarku i Durrësit ishte një nga qarqet që kontribuoi në fitoren e mandatit të tretë qeverisës për kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste. Socialistët siguruan 50% të votave në këtë qark, duke marrë 77 mijë vota dhe rrëmbyer tetë mandate. Kjo fitore u arrit për shkak të ndarjes së votave të opozitës mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, ndërsa kjo e fundit nuk arriti të marrë asnjë mandat, duke mbetur 136 vota larg pragut.

Megjithatë, ndërsa socialistët festuan fitoren, telashet për ta nisën menjëherë pas zgjedhjeve. Lefter Koka, një politikan vendor i cili u bashkua me PS nga radhët e LSI-së, dha dorëheqjen në shtator të vitit 2021, pa shpjeguar arsyet e largimit. Në dhjetor të atij viti, Koka u arrestua nga SPAK nën akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave për çështjen e incineratorëve të Elbasanit dhe Fierit, çështje që vazhdon të shqyrtohet në Apel.

Një tjetër figurë socialiste, Rrahman Rraja, deputeti nga Fushë-Kruja, u dorëhoq nga politika në gusht 2023 pas publikimit të një videoje ku të afërmit e tij rrihnin brutalisht dy qytetarë që ishin ankuar për shpërthimet nga një gurore që dëmtonte shtëpitë e tyre. Në këtë incident ishin përfshirë i biri dhe i vëllai i deputetit, Xhelaj Rraja, i cili u arrestua më vonë si pjesë e dosjes së shtatë bandave, i akuzuar për planifikimin e një vrasjeje.

Arrestimi më i fundit që po trazon socialistët është ai i Jurgis Çyrbjes. Karriera e Çyrbjes filloi si drejtor hipoteke në Durrës në vitin 2013, dhe katër vjet më vonë ai u bë deputet i Partisë Socialiste. Ai fitoi 6600 vota në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria e akuzon Çyrbjen për korrupsion aktiv zgjedhor, përkrahje të autorëve të krimit dhe tregtim të sekreteve shtetërore, përfshirë një marrëdhënie të ngushtë me Altin Hajrin, pronarin e një kompleksi në Shijak ku në vitin 2020 humbi jetën Jan Prenga. Çyrbja akuzohet se ndihmoi Hajrin të shmangte drejtësinë, duke ndërhyrë në agjencitë ligjzbatuese dhe duke siguruar vota në këmbim të mbrojtjes ligjore.

Koka, Rraja dhe Çyrbja, të tre së bashku, siguruan 24 mijë vota ose 38% të votave të Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2021, duke bërë të qartë rolin e tyre kyç në fitoren e socialistëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...