28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ja kur do të zhvillohet Seanca Gjyqësore për Ish-deputetin Jurgis Çyrbja: Akuzohet për Korrupsion Zgjdhor

Nesër pritet të mbahet një seancë gjyqësore për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili u arrestua ditën e diel me urdhër të SPAK. Çyrbja përballet me akuza të rënda, të cilat përfshijnë “Korrupsion aktiv zgjedhor,” “Përkrahje e autorit të krimit,” dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror.” Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për marrjen në pyetje të Çyrbjas dhe do të vlerësojë masat e sigurimit ndaj tij, bazuar në akuzat që janë ngritur.

Prokuroria ka njoftuar se Çyrbja është arrestuar mbi bazën e akuzave për korrupsion aktiv në zgjedhje, që është parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal dhe që përmban dënime që variojnë nga një deri në pesë vjet burg. Përkrahja e autorit të krimit, e cila bie nën nenin 302/1/2 të Kodit Penal, parashikon dënim nga dy deri në shtatë vjet. Akuzat për tregtimin e sekretit shtetëror, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal, përmbajnë dënime që shkojnë nga gjobë deri në pesë vjet burg.

Seanca e nesërme pritet të jetë vendimtare për fatin e ish-deputetit socialist, i cili ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij vetëm pak ditë para arrestimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...