Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se Ilir Meta u rrëmbye, u zvarrit dhe u godit nga ato që ai i quan “banda me uniformë”. Berisha theksoi se mbledhja e kryesisë e thirrur disa ditë më parë, zhvillohet sot në një kontekst të rëndë, pasi regjimi i Edi Ramës ka realizuar një akt të dhunshëm ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta. Ai e përshkroi këtë situatë si një veprim të ndodhur në kontekstin e hetimeve që po i bëhen Metës.
Berisha theksoi se Edi Rama, me këtë akt “frikacak”, dëshmon se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat, duke e krahasuar këtë situatë me frikën që ndjente nga vargjet e Havzi Nelës. Ai e cilësoi veprimin e Ramës si të ulët dhe të papranueshëm, duke theksuar se të nxjerrësh një bandë me uniformë për të rrëmbyer, zvarritur dhe goditur një nga personalitetet me një karrierë të gjatë politike, tregon degradimin e politikës shqiptare.
Berisha theksoi se Ilir Meta, gjatë rinisë së tij, ka kontribuar për një orientim europian të partisë së tij dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës së luftës në Kosovë. Ai gjithashtu ka qëndruar në mbrojtje të kushtetutës dhe pluralizmit gjatë mandatit të tij si president. Sipas Berishës, Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Metën dhe partinë e tij, duke përdorur standarde të ulëta morale dhe makinacione kriminale.
“Edi Rama në këtë akt prej frikacaku dëshmoi se në shpirtin e tij nuk ka asnjë dallim nga i ati xhelat, që i tmerruar nga vargjet e Havzi Nelës, firmoste varjen e tij në litar si kundërshtar politik.
Të nxjerrësh një bandë me uniform, të rrëmbejnë, zvarrisin e godasin njërin nga personalitet me karrierë më të gjatë politike, i cili në rininë e tij bëri aq sa kishte mundësi, për një orientim europian të partisë së krimit. Në periudha tjera, veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, dha kontribut në përballimin e krizës. Qëndroi në detyrën e presidentit në mbrojtje të kushtetutës dhe pluralizmit.
Edi Rama ka bërë gjithçka që të shkatërrojë Ilir Metën dhe partinë e tij që themeloi. Ai ka përdorur standardeve më të ulëta morale të individit. Ka përdorur makinacionet me bandat vrastare. Ai përdori mercenarët e SPAK-it me qëllimit e vetëm të zhdukë partinë e Lirisë.
Sot u them të gjithë atyre që kanë votuar Ilir Metën nga 92 deri më sot, se kjo që ndodhi sot me Ilir Metën, ndodhi vetëm për shkak të besimit të tyre ndaj tij, ndaj qëndrimeve të tij dhe urrejtës së papërmbajtur të një njeriu të standardeve më të ulëta moralë, njerëzore, në politikën shqiptare, Edi Ramës.
Kjo që ndodhi sot ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur nga vetë Edi Rama dhe momenti u zgjodh për të mbuluar në një mënyrë ose një tjetër, zbulimin se nr i dytë në listën e Durrësit, Urgys Cybrja, i vendosur fill pas të parit në gjini, ishte një kriminel i sponsorizuar në njëra nga dy shtëpitë mafioze të Shqipërisë, Avdylajt.
Ishte një kriminel që fshihte, mbronte një xhelat e kasap të vërtetë që ndau në pjesë trupin e Jan Prengës të rrëmbyer nga banda e Cyrbjes dhe Edi Ramës.”