19.5 C
Tiranë
Monday, October 28, 2024
spot_img

“Cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë”,Bardhi denoncon pjesëmarrjen e Ambasadorëve në aktivitetet politike të qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, ku denoncon skandalin e pranisë së ambasadorëve të SHBA-së, Kombet e Bashkuara, Itali, Gjermani, Greqi dhe Çeki në aktivitete politike të kryeministrit Edi Rama dhe Taulant Ballës. Bardhi e konsideron këtë situatë si një rast unik në botë të shkrirjes së shtetit me partinë në pushtet, duke theksuar se përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale është një cënim i rëndë i zgjedhjeve.

Në postimin e tij, Bardhi thekson se aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit kanë provuar një fenomen kriminal të shkrirjes së shtetit me partinë. “Ambasadorët, në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin e tyre dhe duke përbuzur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar në botë,” shkruan ai.

Bardhi thekson se kjo shkrirje e shtetit me partinë në zgjedhje është e pazakontë dhe thekson se asnjëherë Trupa Diplomatike nuk ka marrë pjesë në aktivitete partiake, duke vënë në dukje se funksioni i saj kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë.

Ai përmend se sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë e Shërbimit Civil dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit dhe paanësisë politike. Bardhi kërkon që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, të mbajë një qëndrim publik për t’u distancuar nga aktivitetet politike të Ambasadorëve dhe të ndërhyjë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit ata që shkelin këtë normë.

“Ky është një krim që dënohet me 3 vjet burg sipas Kodit Penal,” thekson Bardhi, duke iu referuar përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike. Ai apelon për një kallëzim penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, dhe ambasadorëve që kanë marrë pjesë në aktivitete politike.

Bardhi përfundon duke apeluar Presidentin dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin misionin e tyre kushtetues për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të ndëshkuar çdo zyrtar të shtetit që shkel ligjin për interesa personale.

Aktivitetet politike të Edi Ramës dhe Taulant Ballës jashtë vendit gjatë kësaj kohe kanë provuar jo vetëm braktisjen nga shqiptarët, por edhe një fenomen kriminal, atë të shkrirjes së shtetit me partinë. Kjo është aq evidente, saqë edhe Ambasadorët në SHBA, Kombet e Bashkuara, Gjermani, Greqi, Çeki, etj., në dhunim brutal të ligjit, marrin pjesë në aktivitete partiake me qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë, duke shpërdoruar funksionin, duke përdhosur figurën e përfaqësuesit të shtetit shqiptar (jo partisë) në botë, si dhe duke cënuar barazinë e palëve në zgjedhje.
Shkrirja e shtetit me partinë në zgjedhje dhe përdorimi i Trupit Diplomatik si trupë elektorale e partisë në pushtet, është një cënim i rëndë i zgjedhjeve dhe një rast unik në botë. Kurrë, askund, Trupa Diplomatike nuk merr pjesë në aktivitete partiake dhe aq më pak nuk shërben si trupë elektorale e partisë në pushtet. Funksioni kërkon paanësi politike dhe përfaqësim me dinjitet të Shqipërisë në Botë.
Sipas ligjit nr. 23/2015, Shërbimi i Jashtëm është pjesë përbërëse e Shërbimit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe vepron në bazë të parimeve të profesionalizmit, integritetit, dhe PAANËSISË POLITIKE. Përveç detyrimeve të parashikuara nga ligji për nëpunësin civil, Ambasadorëve dhe stafeve të tyre NUK U LEJOHET me ligj të bëjnë pjesë në asnjë parti, organizatë ose shoqatë politike apo TË MARRIN PJESË në veprimtaritë e organizuara prej tyre. Shkelja e këtyre detyrimeve ligjore passjell shkarkimin nga detyra.
Në mënyrë të vazhdueshme OSBE-ODIHR ka rekomanduar ndalimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore për të krijuar avantazhe të konsiderueshme të partisë në pushtet në zgjedhje, si dhe ka rekomanduar që organet ligjzbatuese të veprojnë në kohë dhe me vendosmëri për të ndëshkuar këtë fenomen.
I kërkoj Presidentit të Republikës z. Bajram Begaj, si autoriteti kushtetues përgjegjës për dekretimin e Trupit Diplomatik të Shqipërisë kudo në botë, që të mbajë qëndrim publik për t’u distancuar nga aktiviteti i paligjshëm politik i Ambasadorëve dhe stafeve të Ambasadave të Republikës së Shqipërisë në mbarë botën, në organizimin dhe pjesëmarrjen në aktivitetet partiake të Kryetarit apo Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste me shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Gjithashtu, me kompetencat që i njeh Kushtetuta dhe ligji, Presidenti i Republikës ka përgjegjësinë që të ndërhyjë menjëherë për të mbajtur përgjegjës përpara ligjit secilin Ambasador që në shkelje brutale të ligjit ka organizuar dhe merr pjesë në veprimtari politike të Kryetarit të Partisë Socialiste dhe Drejtuesit Politik për Diasporën të Partisë Socialiste në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Pa dyshim që ky është një KRIM që dënohet me 3 vjet burg nga Kodi Penal, sipas paragrafëve 1 dhe 4 të nenit 328/a të Kodit Penal “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Përgjegjësi penale sipas ligjit kanë Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Taulant Balla, për përdorimin e burimeve njerëzore shtetërore për zgjedhje, dhe Ambasadorët e stafet e tyre diplomatike, për pjesëmarrje në aktivitete politike. Për këtë qëllim, kam udhëzuar përgatitjen menjëherë të një kallëzimi penal në SPAK ndaj Edi Ramës, Taulant Ballës, Ambasadorëve që janë evidentuar deri më tani në aktivitete partiake/zgjedhore dhe stafeve të tyre përkatëse diplomatike.
Apeloj Presidentin e Republikës dhe Prokurorinë e Posaçme të përmbushin në kohë, pa hezitim, misionin e tyre kushtetues, sipas përgjegjësive, për të garantuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe për të ndëshkuar secilin zyrtar të shtetit që dhunon kaq brutalisht ligjin, për interesa të pushtetit personal të Edi Ramës!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT